Në mitologjinë greke, Muzat ishin perëndesha të lashta që inspironin artistikisht.

Në kuptimin e sotëm, Muzat janë personat që shërbejnë si inspirim për artistët. Ideja për emërtimin e kompanisë Muza ishte pikërisht ndërlidhja me misionin tonë: të ju inspirojmë me dizajnet tona!

Muza ofron shërbime në dizajnimin e interierit dhe exterierit si dhe vizualizimit 3D. Qëllimi jonë kryesor është të ofrojmë dizajne të cilat jo vetëm që janë të bukura dhe funksionale, por ndërlidhin koncepte dhe ide.

Muza u krijua në vitin 2016 në Prishtinë. Ne njihemi si profesioniste të reja të fushës, që me shumë motivim krijojmë dizajnë që luajnë me ndriçimin, ngjyrat, dhe konceptet.

Qëllimi ynë është të ofrojmë dizajne që ju inspirojnë, relaksojnë si dhe i përshtaten më së miri nevojave tuaja. Përmes kombinimit të elementeve tradicionale me ato moderne, ne mundohemi të sjellim më të mirën e të dy botëve.