THE DELICATE APARTMENT

E quajmë “delicate” këtë interier sepse çdo pjesë e këtij ambienti është përplot shije, i ndjeshëm, i veçantë. Me 89m2 sipërfaqe, ky apartment është realizuar në vitin 2016 dhe ndodhet në qendër të Prishtinës, Kosovë. Duke qenë se ndërtimi është i ri, fokusi ynë nuk ka qenë në ndryshimin e mureve, por në dizajnim të elementeve, kreativitet në produkte dhe përshtatje me hapësirën. Kuzhina, veraria, tavolina e bukës, tavolina e kafes, karriget, komoda e tv, libraria dhe gjithcka tjetër, është punë dore specifikisht për këtë ambient. Klientët tanë ishin gjithashtu të pajtimit me ne që koridori dhe dhoma e ndenjës me kuzhinë të mos ishin të ndara me dyer, por të kishte komunikim të hapësirave. Kërkesa specifike e klientëve ishte një kënd i ndarë me një dollap verërash, pasiqë donin që ambienti i tyre të jetë ftesë për familjarët dhe shoqërinë.

Share: