SUNNY HILL

Kjo banesë prej 96m2 me lokacion në Prishtinë, Kosovë, është renovuar për një familje 8 anëtarëshe. Duke qenë se kishte nevojë për më shumë hapësirë për anëtarët e familjes, prej dy dhoma gjumi sa ishin, ne krijuam edhe një të tretë, duke e ruajtur gjithmonë praktikën dhe pamjen e bukur për sy. Nga një ambient i mbyllur dhe i ngarkuar, përmes ngjyrave të hapura, ne krijuam një ambient të këndshëm dhe funksional, duke vendosur gjithashtu dritare dhe dyer xhami, në mënyrë që të ketë ndriçim natyral sa më shumë në çdo cep. Te kuzhina, muret, garderoba, shtretërit, dominon e bardha në kombinim me dru të vjetër bungu. Kjo, për të krijuar konceptin e hapësirës, por në të njejtën kohë, shfrytëzimin praktik të saj. Duke qenë se lagjja ku ndodhet kjo banesë quhet “SunnyHill”, ne perdorëm të verdhën për të reflektuar diellin dhe ndriçimin e tij në këtë kodrinë të bukur.!

Share: