Rozë Apartment

Kemi krijuar projektin Rozë me një koncept të thjeshtë - “një kuzhinë që të nxjerr nga realiteti”. Ky apartment ndodhet në Prishtinë, Kosovë. Ne ishim shumë të lumtur të punojmë me një cift i cili parapëlqen gatimin dhe shijon mbledhitë me njerëz. Kërkesa e tyre kryesore ishte një kuzhinë e përshtatshme për gatim por edhe për relaks në të njejtën kohë. Ne krijuam këtë kuzhinë, të pastër, elegante dhe shumë funksionale. Ngjyra e zezë e pjesës së poshtme të saj krijon dinamikë, përderisa pjesa e dollapëve sipër qetëson syrin përmes ngjyrës së ngrohtë dhe përmes formës së valëzuar në dyer të dollapëve. Po ashtu, për ta bërë edhe më të këndshme këtë kuzhinë, ulësja e krijuar afër saj vetëm se ia shton ngrohtësinë ambientit. Në anën tjetër, një tavolinë buke të ngjitur për shanku, e gjitha e punuar nga druri natyral, e permbush edhe më shumë këtë apartment. Dera rrëshqitëse që të shpie nga koridori në ambientin e ndenjës, e punuar me pjesë druri të ndara, kap vëmendjen nga të gjithë. Këtë ndarje ne e quajmë “ndarje artistike”. Fokusi më i madh te dhoma e gjumit ka qenë minimalizmi dhe qetësia. E bardha mbizotëron hapësirën dhe i jep dhomës ndjesi të pastër.

Share: