Purpura

Ngjyra vjollcë kombinon qetësinë e së kaltërtës dhe energjinë e egër të ngjyrës së kuqe. Prezenca e kësaj ngjyre në këtë ambient përshkruhet si fisnikëri, ekstravagancë, kreativitet dhe dije. Bukuria mund të gjendet kudo brenda. Ajo shfaqet në fragmente e forma joshëse. Përderisa apartmenti ka dritë të mjaftueshme natyrale, na ka mundësuar që të përdorim ngjyra të lehta në mure, e gjithashtu tepih shumëngjyrësh për të krijuar një xhungël të vogël brenda qetësisë dhe rehatisë. Gjithashtu, kontrasti i krijuar nga karriget e kuqe, të fton ta përjetosh ngrohtësinë e ambientit. Përveç kësaj, organizimi është fjala kyçe e projektit. Kjo më së shumti mund të vërehet në dhomën e gjumit. Në një sipërfaqe aq të vogël, ne mundësuam shfrytëzim maksimal të dollapëve, pa penguar në lëvizje, dhe pa lënë anash asnjë element të rëndësishëm të dhomës së gjumit. Ky apartment i ndodhur në Prishtinë, prej 87m2 sipërfaqe është dizajnuar në vitin 2018.

Share: