PIXEL

I vendosur në qendër të kryeqytetit të Prishtinës, ky apartment që në shikim të parë të jep ndjesinë e përjetimit të atmosferës së gjallë e plot jetë. Është i dizajnuar për një familje 4 anëtarëshe, me sipërfaqe prej 103 m2. Në qendrimin ditor mund të vërehet kontrast më i madh mes ngjyrave dhe materialeve. Përderisa kemi dritë të mjaftueshme natyrale, kemi dashur që sa më shumë të luajmë me ngjyra të mureve si dhe me përdorim të drurit. Skulptura nga telat është punëdore që si koncept ka malin dhe diellin; emrat e dy fëmijëve, Mali dhe Dielli. Elementet e perdorura janë kryesisht të drejta dhe të kombinuara me ngjyra në disa raste. Detajet e arit, lëkurës dhe linjat e pastra kontribojnë në një estetikë të rastësishme që plotëson arkitekturën e apartmentit. Në anën tjetër, dhomat e gjumit kanë shumë më pak dinamikë dhe më shumë qetësi e rehati. Si gjithmonë, mundohemi t’i kushtojmë shumë rëndësi shfrytëzimit të hapësirës kur është fjala për apartment. Edhe në këtë rast, e kemi menduar mirë shfrytëzimin sa më të mirë të elementeve.

Share: