Nina

Në mes të zhurmës dhe dinamikës së madhe në kryeqytet, ne krijuam një ambient te qetë, mbreslënës e të bukur për banorët. Nina është e karakterizuar me nuanca, forma dhe stil të pastër për t’u bërë një hapësirë e thjeshtë, por e pajisur plotësisht e që në të njejtën kohë, përmban një tërheqje te paster vizuale. Gjëja e parë që tërheq syrin, është kombinimi i elementeve jo vetëm sipas ngjyrës, por edhe sipas formës. Panelat e gjatë e të përsëritur gati se në të gjithë hapësirën, me nuancën e lehtë hiri, të rikthen ngrohtësinë dhe harmoninë familjare. Komunikimi i lirë në mes të hapësirave e bën edhe më të gjallë e më të hapur ambientin. Druri i përdorur në disa pjesë, i shton më shumë ngrohtësi. Kuzhina, në anën tjetër, përpos dizajnit të bukur që e ka, është jashtëzakonisht funksionale dhe e pajisur me shumë hapësira brenda. Kërkesa për të pasur sa më shumë hapësirë të shfrytëzuar, na ka bërë që të krijojmë sa më shumë ndarje. Këto ndarje, vizualisht, nuk janë aspak pengesë për syrin. Në anën tjetër, në dhomën e gjumit kemi përdorur ngjyrën e gjelbër ulliri, për t’i dhënë natyralitet dhe relaks ambientit ku fle e pushon. Cdo detaj është realizuar në përpikmëri me idenë e prezantuar. Kjo banesë gjendet në Prishtine dhe ka siperfaqe prej 90 m2.

Share: