LUNA

“Ngjyra është vendi ku truri ynë dhe universi takohen.” – Paul Klee. Duke u nisur nga kjo thënje, ne paraqesim më së miri konceptin tonë për Luna-n. Ky ambient mahnitës është kombinimi perfekt i ngjyrave dhe te gjitha elementeve brenda saj. Është dizajnuar për një familje 4 anëtarëshe dhe si e tillë plotëson çdo kërkesë për secilin prej tyre. Veçantia e këtij ambienti qëndron te format dhe vijat e drejta, laramania në nuanca si dhe perdorimi i drurit shumë të vjetër i cili e bën edhe më të ngrohtë dhe mikpritës për familjarë e shoqëri. Ky apartment prej 90m2, i përfunduar në vitin 2018, ndodhet në qendër të Prishtinës, Republika e Kosovës.

Share: