LIVE.LOVE.LOFT

Kjo nënçati ndodhet në Prishtinë, Kosovë. Eshtë realizuar në vitin 2016 dhe prej një gjendje komplet të pabanuar dhe të pa shfrytëzuar, kemi ardhur me idenë të krijojmë një ambient të këndshëm, me stil dhe me shije. Dhoma e gjumit dhe garderoba është realizuar plotësisht nga fillimi, traret ishin i vetmi element egzistues. Këto trare te vjetra të shtëpisë ( të paprekura) si dhe xhami transparent në mes janë të vetmet “mure” ndarëse në mes hapësirës së ndenjës dhe dhomës së gjumit. Kjo i jep edhe më shumë elegancë dhe krijon komunikim të hapur. Klientët tanë, çift i sapomartuar, ishin plotësisht të hapur ndaj stilit dhe konceptit tonë . Ne krijuam forma të veçanta, lojën lineare në mes të laminatit dhe epoksidit, kombinimin e drurit masiv (dru ahu) në forma të ndryshme, ngjyrën e bardhë për të krijuar ndjenjë të hapësirës, e më e veçanta, një komodë televizori që luhatet!

Share: