LINEA

"Arti është një linjë rreth mendimeve tuaja" - Gustav Klimt Ky projekt është dizajnuar dhe realizuar tërësisht nga ne, ka një dizajn mahnitës minimalist i përcjellur me linjat e përdorura gati se në çdo cep. E quajmë "Linea" (nga latinishtja), për t'i dhënë edhe më shumë shije artistike këtij ambienti. Synimi ynë ka qenë që të krijojmë një dizajn shumë unik, të ketë atmosferë origjinale por gjithashtu kemi punuar me shumë kujdes në detaje dhe finesa për të pasur një pamje bashkëkohore, me plot stil dhe shumë të rehatshëm. Kontrasti ndërmjet të zezës dhe ngjyrës së lehtë rozë është ajo që e karakterizon këtë shtëpi. Dyert e gjata në koridor janë shembulli më i mirë për këtë. Druri i përdorur në shumë raste është baraspeshimi perfekt ndërmjet këtyre elementeve. Me kaminin të vendosur në mes të ambientit të ndenjës, kemi dashur të bëjmë një ndarje të lehtë artistike në mes dhomës së ndenjës dhe dhomës së ngrënies, por gjithsesi, duke mos humbur komunikimin e hapur në mes të këtyre dyjave. Çdo element i përdorur në dhomë të ndenjës, në kuzhinë, në koridor, në banjo apo në dhoma të gjumit, është dizajnuar dhe realizuar veçanërisht për këtë projekt. Me sip. prej 174m2, ky projekt është realizuar në 2018 dhe ndodhet në Suharekë, Kosovë.

Share: