DREAM HOUSE

Ka sipërfaqe prej 200 m2 dhe ndodhet në Prishtinë, Kosovë. Çdo gjë në këtë shtëpi është prekur dhe rifreskuar nga fillimi . E konsiderojme si një ndër projektet më sfiduese, që është përfunduar në vitin 2017. Kjo shtëpi me të vërtetë është ëndërr! Ka një bukuri të fshehtë të pamohueshme. Megjithëse e dizajnuar me intimitet ne mendje, kombinimi i modernes dhe klasikes së lehtë ndërlidhet shumë mirë me aspektin dekorativ të hapësirës. Bukuria e kësaj shtëpie qëndron në paraqitjen e saj arkitekturore. Kapërcimi prej linjave harkore në vija të drejta ishte koncepti ynë fillestar. Megjithate, sapo të beni hapin e parë në këtë shtëpi, do të ndesheni me shkallët, apo siç e quajme ne “skulpturen e madhe” në mes të shtëpisë. Te punuara që nga fillimi, këto shkallë të rrethuara me xham dhe të peshuara mbi xham, mbartin padyshim vetë ndjeshmërinë, estetiken, shijen dhe elegancën. Ndriçimi optik është thjesht qershia mbi tortë. Dominimi i së bardhës dhe në pergjithësi ngjyrave pastel krijon harmoni, qetësi dhe rehati në këtë shtëpi. Ne nuk kemi krijuar vetëm një ambient të sigurt dhe praktik por gjithashtu e kemi pasur të rëndesishme ta ruajmë ndjeshmerinë, shijen dhe mënyrën e jeteses.

Share: