Apartment 24

Përderisa vitit 2021 po i vie fundi, ne po rikthehemi mbrapa për të parë se si ky vit futi standarte të reja dhe se si ndikoi ai në një këndvështrim më të thellë në mjedisin ku jetojmë e punojmë. Pas kufizimeve të vazhdueshme që ndodhën për shkak të pandemisë, njerëzit u pajtuan me faktin se pjesën më të madhe të kohës do ta kalojnë në ambiente të mbyllura, andaj, filluan të përshtatin hapësirat e tyre të jetesës dhe të punës në përputhje me rrethanat. Këto ndryshime të papritura të stilit të jetesës na detyruan të ndërgjegjësohemi për faktin se hapësira ku banojmë ka ndikim të madh në mirëqenien tone fizike dhe mendore. Kështu, ne filluam të zgjedhim veçori që nxisin ndjeshmërinë, qetësinë, optimizmin dhe lojën, lejuam që të përjetojmë emocione vetëm përbrenda botës sonë. Kjo gjendje ndikoi edhe tek ne si studio e interierit, dhe na forcoi edhe më shumë bindjen që të vazhdojmë të krijojmë ambiente të këndshme për jetesë e në përputhje të plotë me nevojat e njerëzve. Ky apartment i viteve te 60-ta, i ndodhur në Prishtinë me sipërfaqe prej 130m2, është renovuar plotësisht. Si rezultat, kemi krijuar estetikë dhe thjeshtësi. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive, ne kemi arritur atë që të gjithë kemi kërkuar në këtë vit- qetësi shpirtërore, ngrohtësi dhe harmoni!

Share: